Kryetari Latifi po merr pjesë në aktivitetin më të rëndësishëm ndërkombëtar, i organizuar nga Vinitech Sifel në qytetin e Bordeaux (Bordo) të Francës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me Kryetarin e Bordeaux, z. Pierre Hurmic dhe profesorin e UPZ “Ukshin Hoti” në Prizren, z. Ekrem Gjokaj, ishin pjesë zyrtare e aktivitetit më të rëndësishëm ndërkombëtar, i organizuar nga Vinitech Sifel në qytetin e Bordeaux (Bordo) të Francës. Kryetari Latifi tha se është nder i veçantë për mua si Kryetar i Komunës së Rahovecit, Kryeqendrës së rrushit, verërave dhe rakisë së rrushit në Kosovë, të jem pjesë e këtyre ngjarjeve, ku së bashku me profesorin Ekrem Gjokaj, Kryetarin e Shoqatës së Verëtarëve të Kosovës, “Enologjia” dhe pronarin e verarisë “Kosova Wine” Fatmir Shehun, Ardit Haxhijahën nga “Bodrumi i Vjetër, Labinot Shulinën nga “Labi Wine”, Veraria “Eko”, si dhe punonjësit universitarë, profesorët Nol Krasniqi dhe Taulant Thaçi, krahas promovimit të Kosovës dhe verërave të saj në këtë panair, po kalojmë momente të veçanta dhe po shkëmbejmë përvojat tona me prodhues nga 80 vende të botës. Falënderojmë për ftesën dhe mikpritjen, profesorët francez, Jean Philippe Robby dhe Stephane Badet si dhe udhëheqësen e Agjencisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Regjionit Nouvelle-Acuitaine në Francë, ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe syze

Kontrolloni gjithashtu

Renovohet shtëpia e nënës së dëshmorit Avni Buçaj, Mendehie Buçaj

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka njoftuar përmes një statusi në facebook se …