Bajram Begaj, ka biseduar me përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në misione e operacione jashtë vendit

Kryetari, Bajram Begaj, në takimin me shqiptarët e Malit të Zi, tha se kurrë nuk do të pajtohemi me veprime që bien ndesh me Kosovën

Kryetari  i Shqipërisë, Bajram Begaj, në takimin e përbashkët me shqiptarët e Malit të Zi, ka theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjes mes shqiptarëve në të gjitha trevat. Për çështje madhore kombëtare, ka theksuar Begaj se si shqiptarë duhet të jenë bashkë pavarësisht ideologjive politike e partiake. Ne duhet të jemi bashkë për çështjet që kanë të bëjnë më orientimin Euroatlantik të shqiptarëve. Kjo është një ëndërr dhe aspiratë e shqiptarëve, për të cilën nuk negociohet. Bajram  Begaj ka përgëzuar përfaqësuesit e shqiptarëve të Malit të Zi për atë që kanë bërë dhe bëjnë në interes të shqiptarëve dhe i ka këshilluar se është e rëndësishme të mos tolerojnë veprimet antishqiptare.  Mendimet individuale ne nuk i kundërshtojmë dot, por kundërshtojmë veprimet. Ne kurrë nuk do të pajtohemi me veprime që bien ndesh me Kosovën, bien ndesh me njohjen e saj, bien ndesh me votimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, ka nënvizuar, kryetari  i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …