Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar. Ai i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Sakar dhe i ka ofruar mbështetje të plotë në punën e tij për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona. “Do të vazhdojmë të kultivojmë marrëdhënie strategjike me Turqinë. Ju falënderoj për mbështetjen që i keni dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit”, ka thënë Thaçi. Në anën tjetër, ambasadori i ri i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, e ka falënderuar Thaçi dhe ka theksuar se Turqia edhe më tutje do të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat. Ai ka theksuar se Turqia është një aleat i fuqishëm i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …