vala – old
vipa
driloni com
Fillimi / Zgjedhjet vendore 2017 / Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti mbajti tubim në Tophane, ku i paraqiti zotimet për mandatin e ardhshëm
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti mbajti tubim në Tophane, ku i paraqiti zotimet për mandatin e ardhshëm

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti mbajti tubim në Tophane, ku i paraqiti zotimet për mandatin e ardhshëm

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti mbajti tubim në Tophane, ku i paraqiti zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për këtë lagje që do të realizohen gjatë mandatit të ardhshëm. “Me sistemin e ri për mbledhjen e mbeturinave, i cili do të menaxhohet direkt nga Komuna, do të arrijmë që ta maksimizojmë efikasitetin e këtij shërbimi edhe në Tophane. Përmes “Prishtina Parking”, do të sigurojmë hapësira të mjaftueshme të parkingut në këtë pjesë të qytetit, si dhe do t’i vendosim shtyllat antipark për t’i liruar trotuaret. Sipas kërkesave që kanë ardhur nga vetë ju, do të vazhdojmë me ngritjen e sigurisë së përgjithshme në trafik, me vendosjen e policëve të shtrirë dhe shenjave adekuate në të gjitha pjesët e lagjes. Do të rregullohet vendkalimi për këmbësor tek hekurudha, si dhe do të zgjerohet trotuari tek shkolla “Meto Bajraktari”. Asnjë pjesë e Tophanes, nuk do të mbetet pa ndriçim publik”, tha ndër të tjera Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati i PDK-së për kryetar të Kaçanikut, Besim Ilazi, beson se fitorja e tij në balotazh do të jetë bindëse

Kandidati i PDK-së për kryetar të Kaçanikut, Besim Ilazi, beson se fitorja e tij në balotazh do të jetë bindëse

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, beson ...