Hashim Thaçi: Caktimi nga ana e BE-së i Miroslav Lajçakut për të zgjidhur problemin Kosovës, është ofendim

Kryetari, Thaçi, kërkoi nga institucionet shtetërore që rasti i helmimeve në KQZ të hetohet deri në fund

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhuni, të cilët e kanë informuar për rezultatet e hetimeve rreth raporteve për helmim të punëtorëve të KQZ-së, të cilët kishin kontakt me zarfet e ardhur nga Serbia në objektin e shërbimit të votuesve, ku ishin të vendosura votat e diasporës. Ai kërkoi nga institucionet shtetërore relevante që rasti të hetohet deri në fund. Kërkoj nga institucionet shtetërore që me profesionalizëm të hetohet tërë rasti dhe të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të zbardhur dyshimet për helmim të personelit të KQZ-së”, ka deklaruar Thaçi, thuhet në një komunikatë për media të Presidencës.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …