Vjosa Osmani

Kryetarja Vjosa Osmani nuk do ta nënshkruajë ligjin për Pagën Minimale përpara se të kryhet shqyrtimi në Kushtetuese

Kryetarja Vjosa Osmani, nuk do ta dekretojë Ligjin për pagën minimale deri kur Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e tij, pas kërkesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ky vendim u mor  pasi shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, ka dorëzuar dje në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.  Gjykata Kushtetuese  e ka njoftuar kryetaren  Osmani se grupi parlamentar i AAK-së dhe dy deputetë të tjerë kanë kërkuar shqyrtimin e kushtetueshmërisë së Ligjit për Pagën Minimale. Ajo  nuk do ta nënshkruajë këtë ligj, përpara se të kryhet shqyrtimi në Kushtetuese,  ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidencës.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …