Brickos

Lahi Brahimaj

Lahi Brahimaj: Njoftim përkujtimor për jetët e pafajshme të humbura 21 vite më parë, në Kralan

Kujtojmë sot jetët e pafajshme të humbura 21 vite më parë në Kralan. Gjenocidi serb vazhdoi gjatë tërë pranverës, e hakmarrja e tyre në popullatën e paarmatosur, pasonte pas çdo humbje që iu shkaktohej në vijat e frontit. Po ashtu, me rastin e 4 prillit, ditës së të zhdukurve të komunës së Klinës, nderojmë të gjithë të pagjeturit e kësaj komune, që edhe sot nuk dihet fati i tyre. Beteja për drejtësi dhe kthimin e të pagjeturve vazhdon. Secili që u bë kurban i lirisë së këtij vendi, duhet të prehet i qetë e nderohet në tokën e Kosovës. Nderim për sakrificën e bashkëluftetarëve që ranë dëshmorë, Arton Mehmetaj, Halit Coka, Fehmi Shala, Visar Miftari, Kujtim Qallakaj, Shefqet Dervishi, Hysen Sopaj, Maliq Sopaj, Jahir Mazreku, Ilir Hoxha dhe Mustafë Çeku.

 

Lavdi Dëshmorëve e Martirëve të Lirisë!

LahiBrahimaj

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan, shënohet e 26-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s, kundër forcave serbe

Të dielën më 24 mars 2024, duke filluar nga ora 11.00 do të mbahen homazhe …