Në Romë po mbahet takimi i liderëve të vendeve të G20

Në Romë po mbahet takimi i liderëve të vendeve të G20 ku po diskutojnë për masat që duhet ndërmarr për t’u ballafaquar me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi dhe ndryshimet klimatike. Gjatë fjalës së hapjes së samitit, kryeministri i Italisë, Mario Draghi tha se jemi shumë pranë përmbushjes së objektivit të OBSH-së për të vaksinuar 40 për qind të popullsisë globale deri në fund të 2021. Tani duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur 70 për qind deri në mesin e 2022. Ai theksoi më tutje se përderisa në më shumë se 70 për qind e njerëzve në vendet e zhvilluara kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19, në pjesët më të varfra të botës kjo shifër është vetëm rreth 3 për qind. Gjatë këtij samiti, pritet të diskutohet edhe për ndryshimet klimatike dhe uljen e sasisë së emetimit të dioksidit të karbonit në mënyrë që të vihet nën kontroll ngrohja globale. Grupi i G20-ës, që ndër të tjera përfshin Brazilin, Kinën, Indinë, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara, përbën më shumë se 80 për qind të emetimeve të karbonit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …