Kryetari i PD-së Lulzim Basha, shpërfillë nismën e Sali Berishës, për datën e mbajtjes së Kuvendit të partisë

Lulzim Basha: Beteja e vërtetë për demokratët është për njerëzit që nuk duhet të humbin kohë duke u marrë me problemet e opozitës

Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, Lulzim Basha u shpreh se beteja e vërtetë për demokratët është për njerëzit dhe se nuk duhet të humbin kohë duke u marrë me problemet e opozitës. Basha deklaroi më tej se nuk do të lejojë askënd që për interesa të vetat politike, “të çojnë  demokratët symbyllazi në hullitë e nongratave”. Kreu i PD-së theksoi se “cilido që kërkon t’i bashkohet aleancës së kullës së korrupsionit është i lirë, por mos të mbajë flamurin e demokratëve apo të flasë në emër të tyre, por të flasë në emër të interesave personale apo të trekëndëshit të Bermundës”. “Beteja e vërtetë nuk është me ta, por për njerëzit. Sa më shumë kohë harxhojmë për njëri-tjetrin, aq më lart njerëzve do të jemi. Jemi të hapur, që do të thotë t’i bëjmë të ndihen në shtëpinë e tyre në PD”, tha Basha.

Kontrolloni gjithashtu

Lahi Brahimaj: AAK-ja nuk ka ndërmend të bëjë koalicion me Vetëvendosjen, por nuk ka vija të kuqe ndaj partive të tjera

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe një nga komandantët më të shquar të saj, …