MASHTI nga dita e sotme fillon së zbatuari procesin mësimor në platformën online për klasën 1 deri 5

MASHTI bënë të ditur se nga dita e sotme fillon së zbatuari procesin mësimor online për klasën 1 deri 5

Për shkak të situatës me koronavirus, Ministria e Arsimit, prej sot fillon së zbatuari procesin mësimor online për klasën 1 deri 5, ndërsa shumë shpejt pritet të fillojë prodhimi i materialit për klasën 6 deri 9, dhe më vonë edhe për gjimnaze dhe shkolla profesionale. Në një konferencë për media, ministrja e Arsimit Hykmete Bajrami deklaroi se mësimi në distancë nga klasa 1 deri 5 do të jetë fillimisht në gjuhën shqipe dhe matematikë. Ajo tha se janë duke punuar edhe në dy platforma, ku njëra prej tyre do t’i përmbajë të gjitha xhirimet e disponueshme për mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit dhe tjetra do të përmbajë mësim alternativ, të ofruar nga operatorë privatë.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …