Mbahet sesioni informues në Zvicër me temën “Klima e investimeve në Kosovë”

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, organizuan në Bern të Zvicrës Sesionin informues: “Klima e investimeve në Kosovë”.

Në këtë sesion informues, u njoftuan bizneset pjesëmarrëse të diasporës shqiptare në Zvicër rreth shërbimeve të KIESA-s dhe informatave statistikore të shkëmbimit tregtar dhe investimeve Kosovë – Zvicër.

Gjatë sesionit u bënë prezantime edhe nga përfaqësues të  Administratës Tatimore, Agjencisë Kosovare të Privatizimit si dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Ndërsa Arbër Muhaxheri, Drejtor i Drejtoratit për Promovim të Sektorit Privat në KIESA, para të pranishmëve prezantoi sektorët potencial për investime në Kosovë.

Pas sesionit, përfaqësuesit e KIESA-s kanë zhvilluar takime me bizneset pjesëmarrëse ku janë dhënë sqarime rreth fushave të cilave kanë shprehur interesim, pjesëmarrësit e këtij sesioni.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …