Policia e Kosovës hap konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë

Më një ceremoni solemne sot Policia e Kosovës e shënon përvjetorin e 22-të të themelimit të saj

Policia e Kosovë sot shënon përvjetorin e 22-të të themelimit të saj në një ceremoni solemne që mbahet në orën 10:00 në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë. Në këtë ceremoni për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët janë dalluar me meritat e tyre në kryerjen e detyrës, do të ndahen dekorata. Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij shërbimi./KP/

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Liberalizim pa rregulla, dëm për bizneset – DhTIK nis betejën ligjore kundër ZRRE-së

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, do të nis betejën ligjore për të kundërshtuar vendimin …