Ministri Enver Hoxhaj, bisedoi me Sekretarin e OBI-së, Muhamed Bin Abdel Kerim al Isa

Ministri Enver Hoxhaj, bisedoi me Sekretarin e OBI-së, Muhamed Bin Abdel Kerim al Isa

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës së Botës Myslimane, Muhamed Bin Abdel Kerim el Isa, i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë disa ditore. Hoxhaj dhe Al Isa  kanë diskutuar për një sërë çështjesh, veçmas procesin e lobimit për më shumë njohje për Kosovën në të ardhmen.  U takova me Sekretarin e Ligës së Botës Myslimane të cilin e njoha për progresin e brendshëm në konsolidimin e shtetësisë, njohjet ndërkombëtare dhe ndihmën që mund ta ofroj Liga e Botës Muslimane për ta njohur Kosovën nga të gjitha shtetet e OBI-së”, ka thënë Hoxhaj. Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për një koordinim më të mirë në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e radikalizimit të mëtejshëm të të rinjve. Sekretari i Ligës së Botës Myslimane,  Muhamed Bin Abdel Kerim el Isa po qëndron për një vizitë në Kosovë me ftesë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Naim jakaj

Jakaj nga IKD: 33 institucione mbeten të pambuluara, rritet pasiguria në funksionimin e shtetit

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka tërhequr vërejtjen se për shkak …