Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar me bashkëpunëtorë, i shoqëruar nga rektori i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, Prof. Asoc. Dr. Alush Musaj, vizitoi vend punishten e ndërtesave të reja të Universitetit të Mitrovicës.
Me këtë rast, ministri Yagcilar për së afërmi u njoftua me punën e bërë deri tash, kurse nga punëkryesi u informua për dinamikën dhe procesin e punës deri në realizimin final të këtij projekti, me rëndësi për qytetin e Mitrovicës, në veçanti dhe arsimin e Kosovës në përgjithësi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
