Airport Adem Jashari
MIT
kek
mbpzhr 2018
Fillimi / Institucionet / Ministrja Zhiviç pret në takim përfaqësuesit e OJQ-së “CoDe”

Ministrja Zhiviç pret në takim përfaqësuesit e OJQ-së “CoDe”

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviç priti në takim përfaqësuesit e OJQ-së  “CoDe“ nga Graçanica të cilët shprehën dëshirë që ministres t’ia prezantojnë një historik të shkurtër për shoqatën e tyre dhe planet për të ardhmen, me qëllim të mundësisë për bashkëpunim të mëtutjeshëm, si dhe të njihen për së afërmi me projektet e ministrisë.

Gjithashtu ata e njoftuan Ministren Zhiviç me projektin “Grua ekonomikisht e qëndrueshme – grua e pavarur“ i cili ka për qëllim ofrimin e përkrahjes së plotë, vendosjes dhe promovimit funksional multietnik të shoqatës së gruas nga territori i komunës së Novobërdës, Ranillukut dhe Kamenicës në ndërtimin e kapaciteteve të tyre, si dhe ndërlidhjen me institucionet lokale dhe qendrore.

Me këtë rast Ministrja Zhiviç ka njoftuar mysafirët me Programin për Bujqësi dhe Zhvillimit Rural 2014 -2020 dhe me përfitimet e posaçme për gratë aplikante. “Programi për Bujqësi dhe Zhvillimit Rural i jep mundësi grave në zonat rurale të investojnë në aktivitete ekonomike – bujqësore. Duke marr parasysh mangësitë dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen gratë në zonat rurale, prioriteti i është dhënë investimeve në projekte të cilat merren me përpunimin vendor të prodhimeve bujqësore, siç është përpunimi i djathërave, xhemit, ajvarit, turshisë dhe prodhimeve tjera bujqësore, projekte këto që kanë për qëllim zhvillimin e veprimtarive artizanale, gjithashtu edhe projektet për grumbullimin dhe përpunimin e pemëve, kërpudhave, bimëve mjekësore dhe aromatike“ u shpreh Ministrja Zhiviç.

Kontrolloni gjithashtu

U pensionua zyrtari i arkivit të komunës së Malishevës

Zyrtari komunal në arkivin e Komunës së Malishevës, Avdyl Morina, është pensionuar. Me këtë rast, ...