Në samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste është dërguar porosia e qartë, se dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për Ballkanin dhe se duhet vazhduar rrugën drejt Evropës së bashkuar. Kështu ka porositur shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini përmes një shkrimi në bllogun e saj. Ajo thotë se gjatë samitit është punuar edhe në disa projekte praktike për bashkëpunimin rajonal, avancimin e transportit dhe rritjen e shkëmbimeve në Ballkan. Mogherini theksoi se samiti i Triestes ishte edhe një rast për “bisedime të gjata” me presidentin francez Emmanuel Macron për Ballkanin, Afrikën, situatën në Gjirin Persik dhe mbrojtjen evropiane.
Kontrolloni gjithashtu
Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore
Me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor …