Adem Lushaj

Mr. Sc. Adem Lushaj: Ministri, Dardan Gashi të dënohet për krimin mjedisor në Grykën të Deçanit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës paska nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve për privatizimin e katër hidrocentraleve në mënyrë tinëzare bashkë me rrjetin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike. Sipas njoftimeve mediale, në aktvendimin e Prokurorisë speciale, qenkan duke u hetuar gjashtë zyrtarë të lartë të Qeverisë, tre prej tyre ministra aktual, e ndër ta, edhe Dardan Gashi. Hapjen e hetimeve (nëse janë serioze) ndaj këtij ministri, janë për tu përshëndetur, për çfarëdo veprimi të kundërligjshëm qoftë. Por, njeriu i quajtur Dardan Gashi, si dhe tjerët që ishin ndikues apo bashkëpunëtor të tij, duhet dënuar për krimin e pa falshëm të bërë në Grykë të Deçanit. Krimi i zv. kryeministrit Dardan Gashi, ka të bëj me ndërtimin e tri hidrocentraleve në rrjedhën e Lumëbardhit të Deçanit. Nisja e punimeve për ndërtimin e Hidrocentraleve në Grykën e Deçanit kishte bërë jehonë, ngase ishte thënë se do investohen mbi 50 milion euro, duke rregulluar edhe infrastrukturën rrugore dhe ndërmarrjen e masave mbrojtëse. Mirëpo, pos faktit që  nuk dihet për shumën e investuar nga Kelkos Group, nuk dihet as për përmbajtjen e Kontratës të nënshkruar nga MMPH dhe Kompania investuese. Futja e ujit nëpër tuba, (duke lënë shtratin e lumit pa “asnjë pikë uji”), po rrezikon biodiversitetin natyror, bile-bile, duke rrezikuar minimumin biologjik për peshqit dhe shtazët ujore.  Kjo gjendje në Lumëbardhin e Deçanit paraqet krim mjedisor, e që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, paraqet vepër penale dhe është e dënueshme.

Vendimi i Dardan Gashit për lejim të ndërtimit të hidrocentraleve, paraqet veprim të dënueshëm, ngase nuk përfillën asnjëri nga parimet e zhvillimit të qëndrueshëm. Ky ish ministër, duhet të dënohet edhe për degradimin e natyrës në këtë Grykë, sikurse që paraqet rrezik për kalimtarëve të cilët mundohen të shijojnë bukuritë e Bjeshkëve të Nemuna. Këto investime nuk kanë të bëjnë me komponentin ekonomik, social, e as mjedisor. Dyshimet janë në atë se, prapa këtyre investimeve (pos ndikimit të manastirit të Deçanit), qëndrojnë njerëz të biznesit apo me ndikime politike, me prapavija korruptive.

“Kauboj” i quajtur Dardan Gashi, duhet dënuar edhe për shkelje ligjore, ngase ka shkel Ligjin Nr. 03/L-039, i vitit 2008, për Zonat e veçanta të mbrojtura, përkatësisht Neni 5 i këtij Ligji, ku ndalohen disa aktivitete, në mesin e tyre edhe ndërtimit i hidrocentraleve. Pos këtij Ligji, me këtë rast është shkel edhe Ligji për natyrën dhe Ligji mbi Parkun Nacional. Investimet në Grykën e Deçanit për ndërtim të tri hidrocentraleve, nga qytetarët e kësaj komune, këtë rast edhe nga Ne, janë investime për favore të manastirit të Deçanit dhe assesi për dobinë ekonomike që mund të kemi. Vendimi i marr për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve është lejuar nga manastiri për përfitime të saja, ndaj nuk është investim për interes kombëtar, që do ishte e pranueshme edhe shkeljet ligjore. Nisja e hetimeve ndaj këtij ministri, jep shpresë dhe shton besim në drejtësi, duke bërë me dije se askush nuk është i paprekshëm për krimet që bën.

(Mr. Sc. Adem Lushaj, drejtor i “Shoqata e Intelektualëve të Pavarur”)

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …