Brickos

Ganimete Musliu

Musliu: Nuk ka mundësi që ta kenë mirë edhe Eulexi edhe UÇK-ja

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit, Avdullah Hoti për vlerësimin e tij që i ka bërë arrestimit të kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, Hysni Gucati dhe nënkryetarit, Nasim Haradinaj. Deputetja Musliu ka shkruar se nuk ka mundësi që ta kenë mirë edhe Eulexi edhe UÇK’ja, e ku sipas saj, kështu ka deklaruar kryeministri duke i amnistuar veprimet e EULEX’it si veprime në kudër të drejtësisë. “Dullë je kryeministër dhe ke përgjegjesi që ti drejtohesh popullit që po tē nëpërkëmbët. Amnistimi i Eulexit 24 ore pas ngjarjeve është deftesë e mjerimit tënd politik. Dullë kanë ardhë në këtë tokë lloj lloj sulltani e historia jonë njehë edhe Toptana. Ata vijnë e shkojnë Dullë, ne do të mbetemi këtu; disa ballëndritur e disa të turpëruar”, ka skruar në mes tjerash, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …