Nasim Haradinaj: Simbolet e UÇK-së nuk guxon askush t’i përdorë, as t’i keqpërdorë për agjenda fetare

Nasim Haradinaj: Gjykata Speciale e sulmoi bazën e UÇK-së, së shpejti e fillojmë peticionin për zhbërjen e saj

Propozim-aktakuza nga Prokurori i Dhomave të Specializuara ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetarit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka ngjallur reagime të shumta brenda dhe jashtë vendit. Madje, Organizata e Veteranëve të UÇK-së, së bashku me ish të burgosurit politikë, kanë paralajmëruar protestë më 9 korrik për të shprehur pakënaqësitë rreth mënyrës së funksionimit të kësaj Gjykate. Nënkryetari i OVL-UÇK-së Nasim Haradinaj, në një intervistë për KosovaPress, ka dhënë detaje rreth protestës dhe qëllimit të sajë. Ai ka thënë se propozim-aktakuza është sulm direkt mbi Kosovën, pasi vlerëson se të njëjtit kanë qenë bazë e UÇK-së mbi të cilën u ngrit liria dhe pavarësia e vendit. Numri dy i veteranëve të UÇK-së, shprehet i zhgënjyer në ish-kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas tij premtoi zhbërjen e kësaj Gjykate, por kur erdhi në pushtet nuk bëri as hapin më të vogël për të quar në vend premtimin e dhënë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …