Ndahet nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Gashi nga Sferka e Klinës

Ndahet nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Gashi nga Sferka e Klinës

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Gashi. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj përmes një postimi në rrjetin social. “Me dhembje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Gashit nga fshati Sferkë. Bedriu ishte mësues, duke i edukuar në frymë patriotike breza të rinj e po ashtu ishte edhe punëtor i vyeshëm administratës në Komunën e Klinës. Ngushëllime të sinqerta, familjes Gashi, miqve e të gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin!  I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

The Economist: Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike, por një shtet që shihet si një ndriçim për Ballkanin

Turizmi shënon rritje të fortë në qershor, udhëheqin vizitorët e huaj dhe bregdeti

Sektori i turizmit në Shqipëri ka regjistruar një ecuri mjaft pozitive gjatë muajit qershor, ku …