leoni

Ndërroi jetë veterani i arsimit, Asllan Gashi nga Drenica

Ndërroi jetë veterani i arsimit, Asllan Gashi nga Drenica

Sot në moshën 84 vjeçare, pas një sëmundje të shkurtë, ka ndërruar jetë veterani i arsimit, Asllan Gashi nga Rezalla e Drenicës. Asllan Gashi ishte një ndër mësuesit e parë në Drenicë, ku tërë jetën e tij ia kushtoi arsimit shqip dhe edukimit të brezave. Ka lënë pas vetes një veprimtari të madhe në edukim dhe arsimim të dhjetëra gjeneratave. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, varrimi do të bëhet sot në varrezat e qytetit të Pejës, vetëm me praninë e familjarëve të ngushtë. (A.A)

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Qenka ndarë nga jeta kolegia jonë në Aleancë, Greta Kryeziu, drejtoreshë e Shëndetësisë në Kamenicë

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të koleges sonë në Aleancë, …