leoni

Në 17-vjetorin e plojës fashiste serbe përkujtohet masakra kundër familjes Berisha në Therandë ish-Suharekë

Në 17-vjetorin e plojës fashiste serbe përkujtohet masakra kundër familjes Berisha në Therandë ish-Suharekë

Përveç masakrave në Krushë të Madhe, Brestoc, Fortesë e Celinë, ku forcat policore e ushtarake serbe kishin vrarë e masakruar më shumë  se 400 shqiptarë gjatë dy ditëve, ata kishin vazhduar sulmet brutale në të gjitha vendbanimet shqiptare. Me qëllim të shfarosjes dhe dëbimit masiv nga Kosova, më 26 mars 1999 ata kishin kryer edhe një masakër monstruoze, në Therandë, ish-Suharekë, ku në familjen Berisha të këtij qyteti kishin ekzekutuar mizorisht 50 anëtarë, në mesin e tyre edhe gra, fëmijë e burra të moshuar. Fillimisht forcat fashiste serbe kishin goditur me armë zjarri në drejtim të anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një objekt, ku kishin hedhur  me bomba, me qëllim  që askush të mos mbetej i gjallë dhe me qëllim për t’ i fshehur gjurmët e krimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …