leoni

Nesër mbahet Konferenca për Medie: "Hapat e parë të Monitorimit të Zbatimit të Ligjit të Rimëkëmbjes"

Nesër mbahet Konferenca për Medie: “Hapat e parë të Monitorimit të Zbatimit të Ligjit të Rimëkëmbjes”

Konferenca do të mbahet të premten, nesër, 26 Mars 2021, ora 10:00-11:00 në Hotel Sirius, Salla Castor, Prishtinë.

Konferenca “Hapat e Parë të Monitorimit të Zbatimit të Ligjit të Rimëkëmbjes” do të mbahet nga z. Dardan Abazi, Drejtor i Programit në INDEP, dhe si znj. Kaltrina Rexha, Asistente Hulumtuese. INDEP-i përmes kësaj Konference do të paraqesë rezultatin e monitorimit të deritanishëm  të zbatimit të masave të parapara me këtë ligj.

Gjithashtu, INDEP do të prezantojë më në detaje punën prapa 4 Buletineve të publikuara si rezultat i monitorimit të zbatimit të këtij ligji, do të publikojë gjithashtu

Buletinin e 5-të,

si dhe do të publikojë Punimin

“Rimëkëmbja ekonomike dhe ndërtimi i bashkëpunimit ndërinstitucional”. Po ashtu, INDEP-i do të prezantojë platformën e hapur për qytetarët,

https://barometri.indep.info/

Konferenca organizohet në kuadër të projektit “Baromentri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie”,  mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe implemetuar nga Instituti per Politika Zhvillimore (INDEP).

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …