Brickos

Një këngë e burgut dhe e pasojave me sëmundje vdekjeprurëse

Një këngë e burgut dhe e pasojave me sëmundje vdekjeprurëse

Në mesin e këngëve rapsodike që i këndojnë vuajtjeve njerëzore, sidomos vuajtjeve të të burgosurve, në të kaluarën ka qenë shumë e përhapur kënga e titulluar “Prej Zemanit të Ezelit”, ( turqisht, Ezel, Zeman arasında) e cila në disa interpretime të këngëtarëve që nuk e kanë kuptuar gjuhën turke e arabe i kanë ngatërruar, fjalen “ezel” me lezet, që janë dy kuptime të ndryshme. Prej zemanit, do të thotë prej kohës prej fillimi të saj, në kuptimin metafizik, prej kur është krijuar bota.

Ka mundësi që këtë këngë  ta kenë përcjellë edhe këngëtarët, dervishë nga lindja, por është e mundshme që kënga të jetë krijuar në vilajetet shqiptare, edhe pse si këngë vaji e pikëllimi këndohet më shumë në krahinat veriore të Shqipërisë,  veçmas në Kosovë.

Melodinë krejt të njëjtë, por edhe përmbajtjen e vajtimit e pikëllimit,  e gjejmë edhe në një këngë greke të kënduar nga këngëtarja më e njohur greke e të gjitha kohëve,  Roza Sarah Eshkenazi por edhe nga shumë këngëtarë të tjerë grekë, e  edhe turq.  Kjo këngë vajtimi Ashtu sikur kënga  e kryqëzatave  e quajtur  “Vajza e bukur e anadollit”, apo “Kënga e Çanakalasë”, kanë qenë këngët më të përhapura në kohën e Perandorisë Osmane dhe që janë kënduar  ne pjesën më të madhe të viseve perandorake.

 

Rizah Bllaca – Prej Zemanit të Ezelit

 

 

Prej zemanit të ezelit, variant i kënduar nga rapsodi Rizah Bllaca

 

Prej zemanit të ezelit,

Kam marrë koll kam marrë hilet,

Te gjithe mjekët i kërkova

Ilaç për mue, ilaq për mue kurrkund s’ u gjet!

 

Te gjithe mjekët i kërkova, 

Ilaç për mue kurrkund s’ u gjet

 

Ore mjek pash’ t’ madhin Zot

Ma kallzon të drejtën tamam,

A me pshtu,  a për vorr jam

Mos t’ mbajë ymyt e mjera  nanë.

 

A me pshtue a për vorr jam

Mos t’ mbajë ymyt e mjera  nanë.

 

O mjek barnat s’ po  m’ bajnë dobi,

Bolli i piva s kam mimhatë,

Tash e pashë që m’u mor zani,

Të shkoj n Vatan,  e t’ vdes rahat.

 

Tash e pashë që m’u mor zani,

Të shkoj n Vatan,  e të vdes rahat.

 

O shirit, shirit me ari,

Rreth e rreth lulet mavi,

Oj hapsane u rrënofshi!

Ti naj kalbe djemtë e ri!

 

Oj hapsane u rrënofshi!

Ti naj kalbe djemtë e ri!

 

Ka dalë ylli na fushë të malit,

Gjithë dunajnë  e ka ndriçue,

Oh hapsane u rrënofshi!

Djemt e ri na ke verbue! 

 

Oh hapsane u rrënofshi!

Djemt e ri na ke verbue! 

 

Oj hapsane oj e shkretë

U rrenofsh  e rafsh ne det

U rrenofsh prej temeut

M’ dave shpirtin prej atdheut.

 

U rrenofsh prej temeut

M’ dave shpirtin prej atdheut.

 

Ndigjoni shokë një sallë po thëret

Merrni vesh se kam ndërrue jetë

Vjen nana e mi qanë hallet

Nana  e din se çka kena  hjekë.

 

Vjen nana e mi qanë hallet

Nana  e din çka kena  hjekë.

 

 

Hipi hoxha në minare,  variant, këndoi Halim Keca, Shkup

 

Prej zemanit te ezelit

Une mora shokë iletin

Unë e mora shokë iletin

Mos me rrnune ma ne ket jetë

 

Une vetveten e mundova 

mos me i  shti vetit idhnin

Te doktori une shkova 

Por s u gjet ferman per mue

 

Une doktorit i kam thane

Pashë dine e pashë mane

Kallzon drejt a kam derman

 

Mu doktori  ma ka kallzue

Tri ditë vade  kam me rrnune

Une rrugen e fillova

Ne shpi nanes me i kallxue

 

I thash nanes dilem para

Se  doktori  mu ma ka shnoshë

Se doktoi m ka kallxue

Tri ditë ymer kam me jetue

 

Mos ja thuj nanes qat fjalë

Se s’ ka nane tjetër djalë

A t vjen keq  moj na ime

Se do te dalim une e ti

 

Hipi hoxha ne minare

Dilni shokë se unë kam vdekë

Erdhi nana mi qan hallet

ajo din se çka kam hjekë.

Hulumto:

Roza Eshkenazi

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz TAFILAJ: Takimi i Madh i Prishtinës, 2024

Këtë javë u mbajt “Takimi i Madh i Prishtinës”, nën organizimin  e “Gazeta e Alpeve”, …