Ministria e Mbrojtjes hap tender 3-milionësh për ndërtimin e objekteve në tri kazerma të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ka hapur një tender në vlerë prej 3 milionë eurosh për ndërtimin e objekteve të reja në kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gjilan, Gjakovë dhe Burim . Sipas dokumenteve të publikuara në platformën e prokurimit publik, projekti është ndarë në tri lote, nga një për secilën kazermë, ndërsa realizimi i punimeve është planifikuar të zgjasë tre vjet. Operatorët ekonomikë të interesuar do të kenë mundësi të konkurrojnë veçmas për secilin lot, në përputhje me kriteret dhe specifikimet teknike të përcaktuara në dosjen e tenderit. Financimi i projektit është siguruar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ndërsa investimi synon përmirësimin e infrastrukturës ushtarake, rritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe krijimin e kushteve më të mira për personelin ushtarak. Ky projekt është pjesë e investimeve të Ministrisë së Mbrojtjes për modernizimin e infrastrukturës dhe forcimin e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Nis peticioni për heqjen e emrit “Uroshevac” nga përdorimi zyrtar, mbështetet nga Komuna dhe partitë politike

Në Ferizaj ka nisur nënshkrimi i peticionit “Për një Ferizaj pa Uroshevac”, një nismë qytetare …