Oda Hoteliere dhe Turistike paralajmëron hapjen e hapësirave më të mëdha pas rënies se numrit të infektuarve

Oda Hoteliere dhe Turistike paralajmëron hapjen e hapësirave më të mëdha pas rënies se numrit të infektuarve

Oda Hoteliere dhe Turistike të Kosovës paralajmëron se edhe hapësirat më të mëdha, siç janë sallat e dasmave, do të hapen. Në takimet e rregullta me përfaqësuesit e kësaj ode nga rajonet e Kosovës në udhëheqjen e kryetarit Hysen Sogojeva, u informuan se, sipas dorëzimit të manualit për COVID- 19 dhe zvogëlimit të numrit të të infektuarve, në javën tjetër pritet të hiqen masat e kufizuara për bizneset hoteliere dhe turistike. Po ashtu, OHTK paralajmëron se edhe hapësirat më të mëdha, siç janë sallat e dasmave, do të hapen, por natyrisht duke iu përmbajt strikt rregullave të parapara nga manuali, që është dorëzuar në Qeverinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku- Subashi: Ceremonia e ngushëllimeve për të ndjerin Petrit Subashin mbahet më 26 prill në Hajdini Komerc në Drenas, nga 09.00-17.00

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të bashkëshortit, babait, vëllait dhe familjarit tonë, …