Punëtorët e Telekomit të Kosovës ende nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor dhe kjo sipas zyrtarëve të kësaj ndërmarrjeje është për shkak se llogaritë e tyre bankare janë bllokuar si pasojë e borxhit ndaj kompanisë “Dardafon”. Zëdhënësi i Telekomit, Menduh Abazi tha se gjendja në këtë ndërmarrje është …
Më shumë...Daily Archives: 02/11/2020
Jakup Krasniqi: Qeveritarët, të përqendrohen për të investuar në “Autostradën e Arsimit”
Qeveritarët duhet ta dinë, si ata që janë në detyrë, e ndoshta më shumë se ata, ata qëi mbajnë frenat e qeveritarëve, se jemi në pandemi. Me (pa)përgjegjësinë që kanë udhëhequr deri tani nuk mund të ecet tutje. Pandemia kërkon një logjikë e përgjegjësi tjetër për qeverisje. Kjo përgjegjësi e …
Më shumë...Spartak Ngjela: Njëlloj si Beogradi dhe Moska edhe kryetari Ilir Meta po kërkon destabilitetin e Shqipërisë
Avokati Spartak Ngjela ka akuzuar kryetarin e Shqipërisë, Ilir Meta se po kërcënon se do të bëjë kryengritje popullore me paratë që iu ka grabitur shqiptarëve. Ngjela ka shkruar se Meta po mendon që me paratë e grabitura të paguajë shqiptarët e varfër dhe me ta të destabilizojë Shqipërinë. Ai …
Më shumë...Pas masave të reja kufizuese të Qeverisë, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme, pas masave të reja të Qeverisë në lidhje me pandeminë, që prekin këtë sektor. Qeveria e Kosovës një ditë më parë ka marrë vendim që të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë si restorantet, kafetëritë dhe të ngjashme në Republikën …
Më shumë...31 vjet nga rënia e heronjve të kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia në luftë të pabarabartë me forcat okupatore serbe
Sot bëhen 31 vjet nga rënia e dy heronjve të kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, nga komuna e Besianës. Fahriu dhe Afrimi ranë më 2 nëntor të vitit 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut. Në nderim të veprës së …
Më shumë...Nga dita e sotme hyjnë në fuqi 29 masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia miratuara nga Qeveria e vendit
Rritja e numrit të infektimeve në Kosovë ka shtyrë autoritetet të vendosin masa të reja kufizuese. Duke nisur nga sot, do të hynë në fuqi 29 masat e reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen elektronike, ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për masat …
Më shumë...Zemaj: Respektimi i masave të reja ant-Covid dhe disiplina qytetare janë pa alternativë në luftimin e pandemisë
Ministri i Shëndetsisë, Armend Zemaj, pas vendimit të Qeverisë, ku përfshihen masat e reja, anti-COVID, ka thënë se respektimi i masave të reja, disiplina qytetare kundrejt masave anti-COVID dhe kujdesi, është rruga e suksesit tonë. “Pas rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës dhe takimit të djeshëm të …
Më shumë...Një kontigjent prej 44 ushtarësh Maqedonia e Veriut e ka dërguar në kuadër të Misionit Paqëruajtës të KFOR-it
Maqedonia e Veriut e ka dërguar kontigjentin e parë prej 44 ushtarësh në kuadër të Misionit Paqëruajtës së KFOR-it në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut. Kontingjenti i parë maqedonas me 44 anëtarë të Ushtrisë sot nga Kazermat Kuzman Josifovski – Pitu …
Më shumë...Kryetari Haliti dhe Drejtori Lala vizitojnë punimet në restaurimin e objektit që do të shndërrohet në muze komunale
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, kanë vizituar punimet në restaurimin e një objekti në qytetin e Vitisë që do të shndërrohet në muze komunal. Punimet në restaurimin e këtij objekti po bëhen në kuadër të bashkëpunimit të …
Më shumë...1 i shëruar dhe 2 raste të reja me covid në 24 orët e fundit në Malishevë
Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar, ndërsa janë regjistruar edhe 2 raste të reja. Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në komunikimin e rregullt zyrtar me Komunën e Malishevës. Raste e reja …
Më shumë...RKL: Si shpjegohet mungesa e reagimit publik të institucioneve lidhur me arrestimin e krerëve të OVL-UÇK-së?
Mungesa e reagimit publik të disa partive politike dhe disa shoqatave me peshë publike, lidhur me arrestimin e krerëve të OVL-UÇK-së dëmton kredibilitetin e tyre, pasi ata fshihen me dashakeqësi pas faktit se nuk i mbrojnë të arrestuarit nga Gjykata, sepse Hashim Thaçi e PDK-ja me LDK-në paskan votuar në …
Më shumë...Begaj priti në takim Drejtorin e SHVK-së Mexhid Foniqi
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, priti në takim, drejtorin e Shoqatës të Verbërve të Kosovës, Mexhid Foniqin si dhe kryetarin e shoqatës të Verbërve dega në Malishevë, Isak Krasniqin. Qëllimi i vizitës sipas drejtorit të SHVK-së, Mexhid Foniqi, ishte që të bisedoi me kryetarin Begaj, për disa kërkesa …
Më shumë...Komisioni i Pavarur i Mediave, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Medias të Kosovës
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Medias të Kosovës (IMK) Marrëveshja është nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i KPM-së z. Luan Latifi dhe Kryetari i Bordit të IMK-së z. Fazli Veliu. Memorandumi ka për qëllim kryesor forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes …
Më shumë...Juniku do ta rikthej ditën e diele si ditë pushimi
Komuna e Junikut njofton të gjithë qytetarët që ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda territorit të komunës së Junikut, që nga e diela e datës 11.10.2020, do të rikthehet implementimi i rregullores komunale ku e diela është ditë pushimi duke përjashtuar disa specifika ashtu siç janë të parapara me rregullore komunale.
Më shumë...Filloj shpërndarja e Komposterëve në komunën e Rahovecit
Filloj shpërndarja e Komposterëve në komunën e Rahovecit! Ky projekt i fituar nga donatorët, tregon përkushtimin e qeverisjes lokale se si ta ruajmë ambientin përmes eliminimit të mbeturinave. Përdorimi i këtyre enëve zvogëlon sasinë e mbeturinave në territorin tonë! Komuna e Rahovecit falënderon GIZ-in Gjerman për mbështetjen e këtij projekti!
Më shumë...Prezantohet puna e deritanishme e procesit të hartimit të Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit
Në Sallën e Kuvendit të komunës së Rahovecit, në një takim me Ekipin Komunal për Planifikim, Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit si dhe kompania e kontraktuar nga Komuna e Rahovecit, kanë bërë prezantimin e punës së deritanishme të procesit të hartimit të Hartës Zonale të Komunës së …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
