Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri të ditur se edhe nesër do të vazhdojë takimet me liderë të partive politike, ndërsa ka treguar se sot është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin dhe kryetarin e LDK-së Isa Mustafa. Ai ka thënë se pavarësisht kushteve në cilat gjendet vendi …
Më shumë...Daily Archives: 01/04/2020
Më moton prilli i (pa)thyer, përkujtohen dëshmorët e Kryengritjes ’81 me postime, poezi, vizatime, ese dhe evokime kujtimesh
Shoqata e të Burgosurve Politikë, Shoqëria Lëvizja dhe Shoqata Familjet e Dëshmorëve bashkë-përkujtojnë dëshmorët e Kryengritjes ’81 në këtë kohë pandemie e karantine me postime, poezi, vizatime, ese, evokime kujtimesh dhe fotografi në rrjetin social “Facebook” me 1 dhe 2 prill 2020 nga ora 8:00 deri në orën 13:00, më …
Më shumë...Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit me kryetarin Thaçi ka thënë se pajtohet për formimin e një qeverie të re
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit me presidentin Hashim Thaçi ka thënë se janë për formimin e një qeverie të re. “Ne jemi për atë që të bëhet një qeveri e re duke ndjekur të gjitha procedurat kushtetuese dhe procedurën që e ka paraparë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetues në …
Më shumë...Kadri Veseli: Është hipokrizi të kërkosh zgjedhje të jashtëzakonshme në këtë kohë të përballjes me pandeminë
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas takimit me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, shkurt para mediave ka thënë se është e çuditshme që në kohë të pandemisë, të këtë zgjedhje në Kosovë. “Krejt çka kërkojmë është të respektohet kushtetuta. Vullneti i sovranit është ma legjitimi por kur jemi në situatën …
Më shumë...Drejtori i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hasan Përboqi ka njoftuar se të gjitha rrugët në Komunën e Rahovecit janë të kalueshme
“Situata pas reshjeve të mbrëmshme të borës, të cilat ende po vazhdojnë nuk kanë paraqitur asnjë vështirësi në qarkullimin e lirë të veturave dhe këmbësorëve. Kompanitë e kontraktuara nga komuna e Rahovecit prej orëve të hershme të mëngjesit janë në terren dhe vazhdimisht po kujdesen që të mos kemi vështirësi …
Më shumë...Lajm i mirë: Shërohet pacienti i parë nga Malisheva, që ishte prekur me COVID-19
Sipas të dhënave të konfirmuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, një pacient nga Komuna e Malishevës, që ishte prekur me COVID-19, është shëruar plotësisht, pasi edhe analiza e dytë, ka dalë negative. Bëhet fjalë për të prekurin e parë nga Komuna e Malishevës dhe ky është një lajm shpresëdhënës, …
Më shumë...TAKIMI I RADHËS I SHTABIT EMERGJENT NË JUNIK
Në Junik është mbajtur takimi i radhës i Shtabit Emergjent Komunal, me qëllim të analizimit të situatës momentale të gjendjes epidemike dhe ndërmarrjen e hapave në vazhdim. Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi dhe Shefi i QKMF-së, kanë bërë një përmbledhje të gjendjes, ku fatmirësisht Komuna e Junikut nuk …
Më shumë...Po vazhdon dezinfektimi në të gjitha shkollat e komunës së Skenderajt
Me qëllim të parandalimit të infeksionit COVID-19, Komuna e Skenderajt kanë nisur dezinfektimin e të gjitha objekteve shkollore. Dezinfektimi është bërë në çerdhe, shkollat fillore dhe të mesme të komunës. Në kuadër të zbatimit të masave parandaluese në funksion të mbrojtjes nga korona virusi, Komuna e Skenderajt ditë më parë …
Më shumë...Në Skenderaj po vazhdon mirëmbajtja e zonave të gjelbërta
Edhe në këtë situatë në të cilën gjendemi, po vazhdon angazhimi i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Skenderaj, në mirëmbajtjen e zonave të gjelbërta, ujitjen e drunjve dekorativ në zonën urbane. Gjithmonë në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve!
Më shumë...Kurti: Thaçi të mos merret me emra njerëzish e partish por më datën e zgjedhje të reja që do të mbahen brenda këtij viti
Kryeministri i Kosovës është deklaruar pas takimit të sotëm me kryetarin Thaçi, ku ka thënë se me kreun e shtetit ka biseduar për situatën politike në vend. Sipas Kurtit, pas një mocioni të mosbesimit, ajo çka ngelet, është vetëm shkuarja në zgjedhje. “Vazhduam për situatën aktuale me ç’rast pyetjeve dhe …
Më shumë...Sot bëhet 21 vjet nga masakrimi i 60 shqiptarëve nga policia dhe ushtria serbe në Gjakovë dhe Lybeniq të Pejës
Sot shënohet përvjetori i masakrave të kryera nga Serbia në Gjakovë dhe Lybeniq të Pejës. Qytetarët ende e kujtojnë tmerrin që kanë përjetuar 21 vite më parë nga ushtria dhe policia e Serbisë. Ata përkujtojnë se në mes natës së 1 dhe 2 prill të vitit 1999, forcat serbe kanë …
Më shumë...Idriz Vehapi: U politizua lufta, u “përvetësuan” heronjtë, u bë lufta për merita, e tash po politizohet edhe pandemia!
Ish-kryetari i Rahovecit, profesori universitar, Idriz Vehapi përmes një postimi në rrjetin social ka reaguar për zbehjen e humanitetit në mes të njerëzve ngase gjithçka ka marrë kuptimin politikë e gruporë. Sipas tij edhe lufta çlirimtare edhe dëshmoret e atdheut janë përvetësuar nga individ dhe grupe të caktuara, madje edhe …
Më shumë...Kryetari Thaçi nga sot i fillon diskutimet më liderët partiak për hapat e ardhshëm pas shkarkimit të Qeverisë
Zyra e kryetarit ka konfirmuar se ftesat i janë dërguar të gjitha partive parlamentare për konsultim me Thaçin për hapat e ardhshëm, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti. Sipas Zyrës së Informimit të kryetarit, të gjitha subjektet politike e kanë pranuar ftesën për konsultime. Sipas tyre, Thaçi sot në orën 10:00 …
Më shumë...Hoxhaj: Kurti me veprime të papërgjegjshme, vazhdon të mos i përfill kërkesat e aleatëve tanë, për çka edhe u shkarkua
Zyrtari i lartë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryeministri është i shkarkuar nga Kuvendi dhe nuk mund të marrë vendime. Ai ka shkruar se kjo qeveri e ka rolin kujdestar dhe jo të sillet sikurse ka legjitimitet të plotë. “Kurti nuk është konsultuar as me partitë parlamentare dhe …
Më shumë...Mustafa: Nuk është e rëndësishme që tre deputetë të LDK-së kanë votuar kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ende nuk ka folur me nënkryetaren Vjosa Osmani pas votimit kundër mocionit që inicioi partia e tyre kundër qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Ai ka treguar se është munduar që LDK-ja të ketë unitet dhe se vendimmarrja duhet të bëhet në …
Më shumë...Nuran Xhumshiti: Pushka e rezistencës s’po pushonte…
Beteja e 5 marsit 98 në Lagjen Jasharaj – Rrëfimi i Ragap Jasharit, kushëriri dhe bashkëluftëtari i komandantit Adem Jasharit. Megjithëse gjithçka ishte në flakë kënga s’po pushtonte fare. Këndohej më të vërtetë, dhe kjo nuk ishte ëndërr, por një realitet që po krijohej më dashje nga ata që kurrë …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
