Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar një telegram urimi nga Recep Tayyip Erdogan, kryetar i Turqisë. Në këtë telegram urimi thuhet: I nderuar Kryeministër. Në emrin tim dhe të popullit tim, me ndjenjat më të përzemërta ia uroj Shkëlqesisë suaj marrjen e postit të Kryeministrit pas votimit …
Më shumë...Daily Archives: 06/06/2020
Thaçi: Këto ditë i kujtojmë ditët lavdishme të luftës së UÇK-së dhe zbarkimin e trupave të NATO-s të udhëhequra nga SHBA-të
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në Facebook ka përkujtuar burrat dhe gratë e kombeve të lira të prira nga SHBA-ja dhe zbarkimin e aleatëve në brigjet e Normandisë. “6 qershori i vitit 1944, si datë themeltare për çlirimin e Evropës nga nazifashizmi, është dëshmi historike se vlera …
Më shumë...OEA: Heqja e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë është hap i rëndësishëm në integrimin ekonomik rajonal
Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë dhe ky vendim është përshëndetur edhe nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë. Në reagimin e tyre thuhet se ky është hap i rëndësishëm në integrimin ekonomik rajonal dhe në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve të …
Më shumë...Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i ka larguar masat e reciprocitetit të vendosura ndaj shtetit serb
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në mbledhjen e dytë të qeverisë së tij ka hequr reciprocitetin ndaj Serbisë. Ai këtë e ka bërë të ditur në konferencë për media duke thënë se po i jep një mundësi dialogut dhe pret edhe nga Serbia t’i heqin të gjitha pengesat dhe të …
Më shumë...Xho Bajden, ka siguruar numrin e mjaftueshëm për t’u nominuar kandidat i Partisë Demokratike për kryetar të ardhshëm të Amerikës
Ish-nënpresidenti amerikan, Xho Bajden, e ka siguruar numrin e mjaftueshëm të delegatëve për t’u nominuar zyrtarisht si kandidat i Partisë Demokratike për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Një kandidati i nevojiten së paku 1,991 delegatë për ta siguruar nominimin. Joe Biden e kapërceu këtë prag pas publikimit të …
Më shumë...Çdo qytetarë që hynë në Kosovë i kërkohet testi për COVID-19 por nuk testohen ata që largohen nga vendi
Shtetasit e Kosovës që duan të udhëtojnë jashtë vendit dhe u duhet testi nëse janë të sëmurë me sëmundjen COVID-19, nuk mund ta bëjnë një test të tillë në vendin e tyre. Kjo u krijon atyre shumë probleme sepse shumë shtete e kërkojnë një test të tillë. Ndërkohë, autoritetet e …
Më shumë...Rexhep Selimi: Edhe pse nuk i kemi në Kuvend më të fuqishmit e partisë, megjithatë i kemi 30 deputetë të fortë
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se partia e tij është më e fortë se kurrë, sepse ka 30 vende në Parlamentin e Kosovës. Ai tha se deputetët aktualë do të jenë përfaqësues të zgjedhësve të tyre, por shumë prej figurave të rëndësishme që ishin …
Më shumë...Ali Hertica: Ideja se rendi ekzistues mund të ndryshohet përmes mjeteve parlamentare ose demokratike është pengesa kryesore e punëtorëve
Ideja se rendi ekzistues mund të ndryshohet përmes mjeteve parlamentare ose demokratike është pengesa kryesore e punëtorëve përballet në çdo hap të rrugës. Edhe pse kjo iluzion është krijuar qëllimisht nga klasa në pushtet, ajo gjithashtu mbrohet dhe paraqitet si zgjidhje nga grupet e majta, të paaftë për të kapur …
Më shumë...Cakaj: Asnjëherë nuk kam pa ndonjë hartë e apo plan për të ndarë Kosovën, ata që kanë parë le të flasin
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se asnjëherë nuk ka parë ndonjë hartë e as plan për të ndarë Kosovën. Ministri thotë se që nga 2017-a është në takime të nivelit të lartë, por kjo gjë nuk është biseduar asnjëherë. Cakaj …
Më shumë...Pas testimit të 297 mostrave në Klinikën Infektive të premten 11 raste janë konfirmuar pozitiv me virusin korona
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, janë testuar gjithsej 297 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 11 raste. Sipas institutit, rastet pozitive janë raste kontakti …
Më shumë...Albin Kurti: Avdullah Hoti nuk do ta drejtojë qeverinë por më të do të qeverisë kryetari Thaçi
Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se Qeveria Hoti, nuk është qeveri, e cila do të qeverisë pasi sipas tij, me të, do të qeverisë kryetari Hashim Thaçi. Kurti thotë se protestat kundër qeverisë janë të pashmangshme dhe se ato, siç thotë ai, do të vijnë shpejt. Kurse sa i …
Më shumë...Në Shqipëri arrihet marrëveshja politike për reformën zgjedhore e cila pritet të votohet në Kuvend
Palët kanë arritur marrëveshjen për miratimin e reformës zgjedhore. Edhe pse ende nuk ka deklaratë zyrtare, mësohet që Partia Socialiste është tërhequr nga caktimi i komsionerëve jo politikë në komisione e administrimit të zgjedhjeve. Gjithashtu është rënë dakord për aplikimin në 100% të territorit të identifikimit biometrik të zgjedhësve dhe …
Më shumë...Hoti: Nuk do të diskutohet ndryshimi kufijve apo shkëmbimi territoreve, por vetëm për njohje reciproke
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë, se qeveria e tij synon që të heqë shumë shpejt të gjitha pengesat për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Hoti shpreh besimin për një rifillim të shpejtë bisedimesh që do të drejtohen prej tij dhe në të cilat thotë ai, nuk do …
Më shumë...MKRS nënshkruan katër memorandume bashkëpunimi me komunën e Skenderajt
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, kanë nënshkruar sot katër memorandume bashkëpunimi konkretisht bëhet fjalë për projektin “Ndërtimi i Palestrës së Sporteve në Skenderaj’’, projekt ky që do të implementohet gjatë vitit 2020, projekti “Ndërtimi i Fushës Sportive në fshatin …
Më shumë...Ministrja Dumoshi: MKRS dhe organizatat e sportit me kërkesë të përbashkët për të lejuar fillimin e aktiviteteve sportive në Kosovë
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe krerët e federatave sportive për të bashkërenduar veprimet dhe hapat, pas lehtësimit të masave të izolimit për shkak të pandemisë COVID-19. Ministrja Dumoshi ka kërkuar nga organizatat sportive …
Më shumë...Njoftim për zhvillimin e punimeve në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, segmenti “Nedakovc-Smrekovnicë-Vushtrri”
Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, njofton se për shkak të zhvillimi të punimeve, nga data 7 maj 2020( E enjte) deri më 9 maj 2020 ( e shtunë), do të bëhet asfaltimi i segmentit rrugor “Nedakovc-Smrekovnicë-Vushtrri” Lot 3, në rrugës Nacionale N2, Prishtinë – Mitrovicë. Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
