Ashtu sikur është paraparë, në Programin për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot u mbajt seanca solemne e Kuvendit. Seanca solemne janë mbajtur edhe nga Kuvendet Komunale të Kosovës. Po ashtu janë rreshtuar dhe kanë defiluar kuadratet e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë. …
Më shumë...Daily Archives: 05/03/2024
Njësia italiane e Batalionit Rezervë Operacional të misionit KFOR-it, përfundoi dislokimin e vet katër mujor
Njësia italiane e Batalionit Rezervë Operacional të misionit KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, përfundoi dislokimin e saj katër mujor, me një ceremoni të mbajtur në Pejë. Sipas një komunikate të KFOR-it, ajo ishte njësia përbëhej nga regjimenti 186 i parashutistëve italianë “Folgore” dhe personel shtesë nga ushtria italiane dhe karabinierët. …
Më shumë...Qeveria gjermane ka mohuar në mënyrë kategorike pretendimet e Kremlinit se Berlini po planifikon luftë me Rusinë
Qeveria e Gjermanisë ka hedhur poshtë pretendimet e Kremlinit se Berlini po planifikon luftë me Rusinë, duke i quajtur ato shpikje dhe propagandë”, transmeton Anadolu. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Buhner, në një konferencë për media në Berlin tha se akuzat për një luftë janë një propagandë famëkeqe ruse”. “Ne …
Më shumë...Pullat postare, “Flora-Bimët endemike”
Nga sot, Posta e Kosovës përmes Filatelisë së saj lëshon në qarkullim të rregullt postar emisionin e ri të pullave postare “Flora-Bimët endemike”, të realizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Natyrore. Motivet e katër pullave postare që sot emetohen në imazhe, bartin llojet e katër bimëve të rrezikuara nga …
Më shumë...Smajl Latifi: Në Prekaz filloi ndërrimi i madh i dy epokave të kundërta që po ndesheshin ashpër për Liri a Vdekje
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latuifi, ka kujtuar dhe nderuar sakrificën e Jasharajve për Lirinë e Kosovës në përvjetorin e 26-të. Ai ndër të tjera ka thënë: Në Prekaz filloi ndërrimi i madh i dy epokave të kundërta që po ndesheshin ashpër për Liri a Vdekje, pikërisht këtu ku …
Më shumë...Çerkin Dukolli: Jetojmë me epokën tënde Komandant!
Mirënjohës e krenar! Jetojmë me epokën tënde Komandant! Me fjalën tënde “Besa-Besë se vetëm një vdekje ka në këtë jetë”… Me heroizmin tëndë mesazh lirie, Me kullat kala qëndrese e të rilindura, Me vargun epik “mora fjalë”… Me miliona pelegrinë në Prekaz, Me festa lirie, libra, muze e lapidar. Jetojmë …
Më shumë...Ejup Maqedonci: Do të diskutohet mundësia e bashkëpunimit me ministrin, Niko Peleshi, për zhvillimin e industrisë së armëve
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, tha se do të diskutohet mundësia e bashkëpunimit me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, për zhvillimin e industrisë së armëve për mbrojtjen e Republikën e Shqipërisë”, theksoi Maqedonci. Ne në Kosovë po ndërtojmë konceptin …
Më shumë...Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar hapa të menjëhershëm për zgjidhjen e çështjes së dinarit
Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar hapa të menjëhershëm për çështjen e dinarit. Ai ka thënë se do të bisedojë me zëvendësin e Kurtit, Besnik Bislimi. Pika kryesore në agjendën time në Bruksel javën e kaluar ishte takimi mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur …
Më shumë...Xhavit Haliti: Albin Kurti mendon që zgjedhjet të mbahen në korrik, për shkak të ardhjes së emigrantëve nga Diaspora
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, gjatë një debati televiziv ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di tashmë që vendi do të shkojë në zgjedhje. Ai shprehet se kjo është edhe kërkesë e Kurtit që zgjedhjet të mbahen në korrik për shkak të ardhjes së emigrantëve të diasporës, në Kosovë. …
Më shumë...Sot, më 5 Mars – në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, LSHK Jep çmimin tradicional letrar, “Adem Demaçi”
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës vazhdimisht në forma të ndryshme ka shënuar luftën heroike të kryekomandantit legjendar Adem Jashari dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurse tashmë në kuadër të “Epopesë së UÇK-së” përvjet organizohet akademia letrare-artistike “Ora e Lirisë”, një manifestim tradicional mu në fillimin e luftës së lavdishme …
Më shumë...Nimon Muçaj: FESTIVALI “ESHKË E NDEZUR MBI SHKELZEN”
Kur Komuna e Deçanit e nisi Festivalin Folklorik “Eshkë e ndezur mbi Shkelzen” iu bëri nderë gjithë rapsodëve të kësaj ane, të cilët e kishin frymzuar rininë me këngët e tyre dhe idenë e luftës për luftën për liri, e cila u kurorizua me 1999-të me çlirimin e plotë të …
Më shumë...Mehmet Bislimi: Epopesë së lavdishme të Jasharajve
– I – Adem Jashari Kjo figurë markante që i përkiste Lëvizjes Popullore të Kosovës, ishte fjalë pak, ngase puna i fliste më shumë… nuk i duronte fjalamanët, ishte i përkushtuar, fjala e tij nuk kthehej mbrapsht, ishte i rreptë dhe i pa kompromis kur ishin në pyetje interesat …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Në Drenicë tubim përkujtimor me rastin e njëvjetorit të rënies së Komandantiti Legjendar Adem Jashari dhe të Jasharëve të tjerë (5 mars, 1999)
Edhe sot serbët kanë sulmuar në shumë vende në Drenicë dhe në Dukagjin. Forcat tona të njësive speciale kanë sulmuar një patrullë të policisë serbe brenda në Blinajë. Sulmi është kryer ne afërsi dhe janë shkatërruar tërësisht dy pizguaerë. Mendohet se kanë pësuar 12 policë serbë. Në shenjë hakmarrjeje serbët …
Më shumë...26 vjet më parë, Më 5 mars 1998 në Prekaz të Drenicës, forcat serbe rrethuan lagjen Jashari dhe filluan luftimet treditore
26 vjet më parë, në 5 mars të vitit 1998 në Prekaz të Drenicës, forcat serbe rrethuan lagjen Jashari dhe filluan luftimet treditore. Në rrethim të hekurt ishte edhe Komandanti i UÇK-së, Adem Jashari me familjen dhe bashkëluftëtarët. Gjatë luftimeve më 5.6 dhe 7 mars kanë rënë dëshmorë 59 pjesëtarë …
Më shumë...Manifestimet zyrtare në shënim të EPOPESË së UÇK-së, që do të mbahen sot në ambientet e kazermës “Adem Jashari”, në Prishtinë
Manifestimet zyrtare në shënim të EPOPESË së UÇK-së. Ceremonia do të mbahet, sot në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:30. 11:30 – 12:00 – Pritja e mysafirëve; 12:00 – Fillimi i ceremonisë (Raportimi për rreshtimin e kuadrateve para Presidentes); 12:03 – Inspektimi i kuadrateve …
Më shumë...Qeveria ka publikuar Programin zyrtar për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Në Programin për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është paraparë që më 5 mars të mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, seanca solemne nga Kuvendet Komunale të Kosovës dhe rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë. Më 6 mars nga …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
