Zgjedhjet në Kosovë

Partitë politike zotohen se në zgjedhjet e 6 Tetorit, nuk do të ketë kandidatë që kanë pasur probleme me ligjin

Partitë politike, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, zotohen se në listat e tyre me kandidatët për deputetë nuk do të figurojnë emra të personave që kanë apo kanë pasur probleme me ligjin. Përfaqësuesit ndërkombëtarë nga vendet e Quint-it u kanë bërë thirrje të gjitha subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje, që të sigurohen që në listat e tyre të kandidatëve për deputetë të mos ketë emra të personave të inkriminuar, ose që kanë dosje të hapura nëpër gjykata. Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë, se lista e PDK-së do të jetë e pastër, pa persona të cilët mund të kenë pasur problem me ligjin. Edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovë thonë se nga kjo javë do të nisin punën në përpilimin e listës zgjedhore me kandidatë të mundshme për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit. Besian Mustafa, zyrtar për media, tha se në LDK ekzistojnë parime lidhur me atë se kush duhet të jetë kandidat për deputet.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës kërkon që në buxhetin e vitit 2021 të mbrohen interesat e tyre që vazhdimisht janë neglizhuar

Komuna e Prishtinës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve

Komuna e Prishtinës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve. Me këtë rast, kryetari i kësaj …