Policia e Kosovës ka bërë me dije se nuk ka përdorur gaz lotsjellës kundër veteranëve të UÇK-së, të cilët kanë protestuar para Kuvendit

Policia e Kosovës ka bërë me dije se nuk ka përdorur gaz lotsjellës kundër veteranëve të UÇK-së, të cilët kanë protestuar para Kuvendit

Policia e Kosovës ka bërë me dije se nuk ka përdorur gaz lotsjellës kundër veteranëve të UÇK-së të cilët kanë protestuar para objektit të Kuvendit të Kosovës për rreth dy orë. Në njoftimin e policisë është thënë sipas detyrës zyrtare, policia është kujdesur për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimin e sigurisë për protestuesit dhe për objektet zyrtare. Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, informon dhe njëherit demanton shkrimet e publikuara në portale ku thuhet se kinse policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, pasi ajo  në asnjë rast apo rrethanë nuk ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, por dyshohet se tymi, është hedhur nga  brenda masës”, ka  sqaruar policia më mediet.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Europian sërish paralajmëron Shqipërinë në lidhje me të ashtuquajturat Pasaportat të arta

Mbi 6 mijë shtetas të Kosovës me leje qëndrimi në Shqipëri, kryeson bashkimi familjar

Mbi gjashtë mijë shtetas të Republikës së Kosovës po qëndrojnë aktualisht në territorin e Republikës …