Protestuesit kanë paralizuar lëvizjen e plotë nga Mitrovica në drejtim të Stantërgut dhe anasjelltas. Në shenjë pakënaqësie me procesin e fundit të punësimit në ndërmarrjen Trepça, dhjetëra protestues, në ditën e katërt të protestës së tyre, kanë bllokuar sot në mëngjes rrugën Mitrovicë-Stantërg. Ata rreth orës 6:30, tek Tuneli i Parë, kanë vendosur në rrugë disa automjete, duke paralizuar kështu lëvizjen e plotë nga Mitrovica në drejtim të Stantërgut dhe anasjelltas. Njëkohësisht, në këtë mënyrë është pamundësuar edhe shkuarja në punë e shumë minatorëve të cilët udhëtojnë nga Mitrovica në minierën e Stantërgut dhe në flotacion. Vërehet numër i shtuar të forcave policore në vendngjarje të cilat po bëjnë përpjekje për t’i bindur protestuesit që ta lirojnë rrugën,
Kontrolloni gjithashtu
‘Koalicioni Lista për Familje’ sot ka mbajtur fushatën zgjedhore, në Pejë
Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familje, Eman Rrahmani, ka folur sot para qytetarëve të …