Qeveria e Kosovës edhe formalisht ka pranuar vazhdimin e mandatit misionit të EULEX-it, në Kosovë edhe për dy vjet të tjera me mundësi vazhdimi të pakufishëm krejt derisa të arrijë qëllimet e veta Beogradi dhe Brukseli. Ditë më parë, kryeministri Isa Mustafa ka arsyetuar këtë vazhdim, duke thënë se kanë mbetur edhe shumë lëndë të tjera që ky mision ende nuk i ka përfunduar. BE-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës aprovimin e vendimit për vazhdimin e mandatit vetëm sa për sy e faqe, meqë krerët e këtij misionin kishin caktuar vetë mandatin për dy vjet të tjera të qëndrimit, me mundësi të vazhdimit. Pavarësisht krijimit të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, EULEX-i mbetet në Kosovë si “filiale” e Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë dhe e Prokurorisë së saj, me qëllim diskreditimin e luftës sonë çlirimtare.
Kontrolloni gjithashtu
Sami Lushtaku: Drenica është gati për zgjedhjet, mundësia e kthimit të Thaçit do të bënte revolucion në Kosovë
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shprehur besimin …