Ramush Haradinaj: Është pikëllues lajmi për kalimin në amshim të Hava Jasharit– Gashi, motra e komandantit legjendar, Adem Jashari

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është pikëllues lajmi për kalimin në amshim të Hava Jashari – Gashi, motra e komandantit legjendar, Adem Jashari. “Motra Havë ishte njëra nga shumë heroinat e familjes emblematike të familjes Jashari, e cila kishte kaloi një jetë të tërë në shtypje e tortura por gjithmonë e pamposhtur. Ngushëllime të sinqerta Bacës Rifat, mbarë familjes dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër motrën Havë. Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij lidhur me ndarjen nga jeta të Hava Jasharit– Gashit.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Re e KEK-ut proteston pas vdekjes së punëtorit: Kërkohet rritja e sigurisë në punë

Sindikata e Re e KEK-ut ka zhvilluar një aksion simbolik para drejtorisë së Korporatës Energjetike …