Brickos

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: Dy kryetarët e PDK-së në veri, Ilir Peci e Izmir Zeqiri u morën nga Policia e Kosovës dhe u dërguan nëpër zyrat e tyre

Dy kryetarët e PDK-së në veri, Ilir Peci e Izmir Zeqiri u morën nga Policia e Kosovës dhe u dërguan nëpër zyrat e tyre në kuvendet komunale pa e ditur se ku po shkojnë. Ka deklaruar deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj, duke folur për dy kryetarët e Zveçanit e Zubin Potokut. Ai ka theksuar se njësoj është vepruar edhe me kryetarin e ri të Leposaviqit, Lulzim Hetemi i cili ndodhet ende brenda ndërtesës së komunës.Për këto veprime ai ka fajësuar kryeministrin Kurti që sipas tij, duke pasur kontroll nëpër çdo dikaster po bënë gabime sikurse tani me veriun. “Nuk dua të mendoj që kryeministri i vendit të bëj diçka me qëllim. Më shumë është një padije e tij. Mos të harrojmë që VV-ja për herë të parë po qeverisë me vendin, dhe kryeministri Kurti nuk ka persona të aftë më ministritë që ai drejton. Dhe kur mundohet që t’i kontrollojë të gjithë, normale që bënë këso lloj gabime.”, tha Qalaj në Prime Time. Ai ka thënë se nëse s’do të kishte ndërhyrje nga ushtarët e KFOR-it në përleshjen e protestuesve me Policinë në Zveçan, do të mund të kishim trazira edhe më të mëdha.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …