Rektori Nimani nënshkroi anëtarësimin në Magna Charta Universitatum

Rektori Nimani nënshkroi anëtarësimin në Magna Charta Universitatum

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, të mërkuren nënshkroi anëtarësimin në Magna Charta Universitatum, e cila përmban parime të lirisë akademike dhe autonomisë institucionale si një udhëzues për qeverisjen e mirë dhe vetëkuptimin e universiteteve në të ardhmen.

Këshillit Drejtues i Observatorit e përgëzoi Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë për pranimin e nënshkrimit të Magna Charta Universitatum.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është i vendosur të veprojë në përputhje me Magna Charta Universitatum 1998, të mbështesë dhe avancojë parimet, vlerat, përgjegjësitë e deklaruara në Magna Charta Universitatum 2020, për të forcuar rolin e universiteteve në ruajtjen e planetit dhe promovimin e shëndetit, prosperitetit dhe plotësimit të kushteve në të gjithë botën.

Magna Charta Universitatum është një dokument që u nënshkrua fillimisht nga 388 rektorë dhe drejtues të universiteteve nga e gjithë Evropa dhe më gjerë, më 18 Shtator 1988 në Bolonjë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

LSHK: SOT – TAKIMI LETRAR NË KUADËR TË “MUAJIT TË LIBRIT”

LSHK-ja, sot, më 30.10.2025, në orën 12, do të mbajë një takim letrar në kuadër …