Save the Children dhe Syri i Vizionit shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Save the Children dhe Syri i Vizionit shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Prishtinë, 20 nëntor 2020: Me rastin e shenimit të Ditës Botërore të Fëmijëve – 20 Nëntorit, organizatat Save the Children dhe Syri i Vizionit me mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përuruan ekspozitën e përkohshme kushtuar kësaj dite në monumentin e NEËBORN.

Me këtë rast, në këtë monument fëmijët u shpalosën porosi si “I WANT TO BE BORN AND GROW UP IN A WORLD WHERE I HAVE RIGHTS… to be alive, to quality education, healthcare… (ang: Dua të lind dhe të rritem në një botë ku kam të drejtën për jetë, për arsim cilësor, përkujdesje shëndetësore…), FREE OF COVID (ang: Pa COVID) dhe të drejtat tjera që përfshihën në Konventën për të Drejta të Fëmijës.

Shpalosja e këtyre mesazheve u bë nga fëmijët nga grupet monitoruese ‘Respect Our Right’ (ROR) dhe ‘Hëna’ ku me këtë rast anëtari i këtij grupi, Yll Kosumi u shpreh se: ‘’Në një menyrë simbolike po e shenojmë 20 nëntorin që është një ditë e veçantë për ne, për shkak se po promovojmë Konventën për të Drejtat e Fëmijës ku përmblidhen të gjitha ligjet që mbrojnë fëmijët. Viti 2020 ka shenuar kalimin e ligjit të rëndësishëm për mbrojtje të fëmijëve dhe kjo neve na ka gëzuar shumë. Ne sot nisim fushatën ‘Unë pa dhunë’ që përçon porosinë e qartë se dhuna nuk është asnjëherë zgjidhje’’.

Drejtori vendor i Save the Children në Kosovë z. Ahmet Kryeziu me këtë rast tha ‘‘me lejoni që me këtë rast të uroj fëmjët për ditën ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijës. Kjo është një ditë ku ne synojmë t’i promovojmë të drejtat e fëmijës dhe t’i ftojmë sidomos institucionet për të investuar më shumë dhe t’i respektojnë të drejtat e fëmijës. Duke e pasur parasysh pandeminë dhe problemet me të cilat po ballafaqohemi mendojmë se është një moment i rëndësishëm për të gjithë që të kontribuojmë dhe të angazhohemi më shumë për realizimin e të drejtave të fëmijës’’. Në këtë përurim mori pjesë edhe përfaqësuesi i zyrës së Kryeministrit z. Habit Hajredini i cili tha: ‘‘Sot po lansojmë një fushatë të përbashkët të institucioneve të Kosovës së bashku me Save the Children dhe Syrin e Vizionit që ka për qëllim të rritë  vetëdijën e qytetarëve për mbrojtjen e fëmijëve. Është një obligim institucional për të punuar në mbrojtjen e fëmijës dhe implementimin e ligjit për mbrojtje të fëmijës. Ne thërrasim për koordinim institucional dhe bashkëpunim më të madh ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile në angazhim për implementimin e ligjit për mbrojtjen e fëmijës.’’

Në kuadër të këtij aktiviteti, Save the Children, Syri i Vizionit si dhe fëmijët e grupeve avokuese ‘Respect Our Rights’ e ‘Hëna’ e lansuan fushatën UNË PA DHUNË, e cila ka për synim ngritjen e vetëdijës për efektet dhe ndikimin e dhunës tek fëmijët. Me këtë rast, u lansua edhe një video promovuese pjesë e kësaj fushate. Kjo vjen pas raportimeve të shumta shqetësuese të ngritjes së rasteve të dhunës në familje gjatë kohës së pandemisë COVID-19. Ditë ndërkombëtare e të drejtave të fëmijës poashtu do të shenohet përmes një takimi online ku fëmijët nga grupi ROR dhe grupi Hëna do të takohen me Komisionin Parlamentar për Arsim për të paraqitur raportin për ndikimin e COVID-19 në arsimimin e fëmijëve dhe për të realizar një diskutim lidhur me tejkalimin e problemeve me të cilat po ballafaqohen fëmijët e Kosovës.

Këto aktivitete janë pjesë e fushatës ‘Rrite me Dashni’ e cila zbatohet nga Save the Children në bashkëpunim me Syrin e Vizionit dhe me financim nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Fushata ka për qëllim ta ngris vetëdijën për rëndësinë e respektimit të të drejtave të fëmijëve në Kosovë duke u bazuar në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …