Selim Pacolli: Inagurohet në Keqekollë lapidari përkujtimor te “ish baza e parë e Brigadës 153 e UҪK-së në Gollak

Selim Pacolli: Inagurohet në Keqekollë lapidari përkujtimor te “ish baza e parë e Brigadës 153 e UҪK-së në Gollak

Dje, në Keqekollë është inauguruar lapidari përkujtimor te “ish baza e parë e Brigadës 153 e UҪK-së në Gollak, “BUNA 29”. Lajmin e ka bërë të ditur nën-kryeëtari i prishtinës, Selim Pacolli përmes një shkrimi në rrjetin social. “Gjithashtu edhe në shtëpinë e hoxhë Mehmet Gashit, në lagjen, Halitaj të Mramorit, vendosëm një pllakë e cila do të shërbej si memorie kolektive, ku nga kjo shtëpi u mor vendim nga Komanda e kësaj brigade që njësitet tona të futen në Prishtinë.  Para më shumë se dy dekada, Bajram Januzi, si shumë familje të tjera të kësaj ane, u vë në shërbim të luftës së Ushtrisë Çlirimtare i cili pa asnjë hezitim largoi familjen e vet nga shtëpia për të vënë në shërbim të luftës shtëpinë e tij. Nga kjo bazë ushtarake dhe logjistike u bënë dhjetëra aksione kundër forcave pushtuese Serbe. U bë vëzhgimi dhe lëvizja e tyre, u bë organizimi dhe sistemimi i popullatës së zhvendosur nga Prishtina, përcjellja nga zona në zonë e ushtarëve të UҪK-së, të cilët asistonin në vatrat e luftës, dhe shumë aktivitete të tjera luftarake. Faleminderit familjes, Januzi, Gashi, dhe të gjithë atyre të cilët vunë në dispozicion të luftës çdo gjë që patën nga vetja e tyre”, ka shkruar ai.

Selim Pacolli: Inagurohet në Keqekollë lapidari përkujtimor te “ish baza e parë e Brigadës 153 e UҪK-së në Gollak

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …