Smajl Latifi: Në çdo etapë ka pasur burra që i dalin në ballë përpjekjes për liri

Kryetari i Komunës së Rahavecit bashkë me Fadil Gashin, kryesues i Kuvendit Komunal të Klinës, familjarë të deshmorëve e qytetarë, në fshatin Dush dhe Kramovik, në 77 vjetorin e rënies, përkujtuan luftëtarët e shquar për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare, heronjtë e Besëlidhjes Shqiptare, si pjesë organike e LNDSH: Mustafë Ibishi, Xaj Pataqani, Malë Bashota, Halil Imeri, Jahë Kabashi, Feriz Gashi, Qazim Bajraktari dhe Halil Sadria.
Më pas, në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, u mbajt akademi përkujtimore dhe në nderim të veprës atdhetare, familjeve të tyre u dhashë mirënjohje me motivacionin: PËR KONTRIBUTIN E DHËNË PËR ÇLIRIMIN DHE BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE.
Këta burra, janë brezi i luftëtarëve shqiptarë që kundërshtuan me armë ripushtimin serbo-jugosllav dhe me gjak e paguan çmimin për ndryshimin e gjendjes së popullit shqiptar pas LDB-së, duke mbetur simbol frymëzimi ndër breza, se në luftën për liri e bashkim, ia vlen të luftohet deri në fund e të vdiset për këtë ideal e qëllim.
Ky është vetëm një fakt historik, se në çdo etapë ka pasur burra që i dalin në ballë përpjekjes për liri.
Vepra e tyre sublime dëshmon, se edhe në rrethana shumë të vështira, burrat e fortë luftojnë kundër armikut, duke dhënë edhe jetën e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: PANDELI MAJKO – QYTETAR NDERI I RAHOVECIT

Rahoveci, sot, kremton një ndër ditët më të gëzueshme në historinë tonë më të re, …