Sot bëhen 21 vite nga masakra që është kryer nga forcat armike në fshatin Rogovë të Hasit, ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nga vrasjet nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit. Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona. Për të nderuar dëshmorët, sot në orën 10:00 në Rogovë të Hasit mbahet tubim përkujtimor dhe homazhe te “Varrezat e dëshmorëve”. Po në këto data por në fshatrat Bishtazhin dhe Goden ranë dëshmorë edhe nëntë të tjerë. Prandaj, nën patronatin e Komunës së Gjakovës dhe organizatave të dala nga lufta e UÇK-së mbahet edhe Akademi përkujtimore në nderim të këtyre 30 dëshmorëve. Akademia mbahet në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë në orën 12:00.
Kontrolloni gjithashtu
Igor Filkov: Fletë-arrestet e INTERPOL-it, për ish-pjesëtarët e UÇK-së do të zbatohen edhe në Maqedoninë e Veriut
Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Igor Filkov, deklaroi të se fletë-arrestet e INTERPOL-it, …