Sot në mesditë mblidhet Komisioni për Arsim për të shqyrtuar vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Sot në mesditë mblidhet Komisioni për Arsim për të shqyrtuar vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Sot në orën 13:00, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi do të mbajë mbledhje. Ditë më parë, mbledhja e këtij komisioni që kishte të njëjtën pikë në rend dite dështoi, kjo pasi shumica e anëtarëve nuk ishin të pranishëm. Për mbledhjen e sotme, kryetari i këtij komisioni Ismajl Kurteshi njoftoi se është ftuar edhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi. Ndryshe, vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë që të mos akreditojë për këtë vit tri universitetet publike, atë të Prizrenit, Mitrovicës dhe Pejës është pritur me kundërshtime dhe akuza. Vetë KSHC ka shprehur shqetësimin për manipulimin e opinionit publik dhe përdorimin e vendimeve të tyre për lojë politike. Ata thonë se do të rezistojnë ndaj çdo ndërhyrje në pavarësinë e AKA-së dhe vendimmarrjen e KSHC-së, dhe se çdo ndërhyrje të paligjshme nga politika do ta denoncojnë në institucionet e drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

James Rubin do të dëshmojë në Gjykatën Speciale

James Rubin, ish-diplomati amerikan dhe ish-asistent i Sekretarit për Punë Publike në administratën e ish-presidentit …