Nën patroatin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe në bashkëpunim më Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së sot në Shipol të Mitrovicë, është nderuar dhe kujtuar në një Akademi përkujtimore, dëshmori i kombit Sabedin Prekazi në 20 vjetorin e rënies heroike të tij. “Në 20 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Sabedin Prekazi. Nderuam me bashkëluftëtarët e njësitit të Policisë Ushtarake të UÇK-së Zonës Operative të Shalës. Falë veprës, sakrificës dhe gjakut të Dëshmorëve ne sot jetojmë, punojmë dhe veprojmë Lirshëm !Lavdi e përjetshme Dëshmorit të Kombit Sabedin Prekazi, ka shkruar kryetari i OVL-UÇK-së në Fushë Kosovë, Avdyl Krasniqi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
