Sot qëndruan për një vizitë në Radion-Kosova e Lirë, veprimtarët: Osman Osmani dhe Fatmir Z. Graiçevci

Sot qëndruan për një vizitë në Radion-Kosova e Lirë, veprimtarët: Osman Osmani dhe Fatmir Z. Graiçevci

Në vazhdim të  vizitave që ish të burgosur politikë, veteranë e invalidë të luftës  së UÇK-së, familjarë dëshmorësh e martirësh po i bëjnë Radios-Kosova e Lirë në 23-vjetorin e punës së saj, sot kanë qëndruar edhe veprimtari i mirënjohur,  Osman Osmani dhe i burgosuri politik, Fatmir Zenel Graiçevci, të cilët  janë pritur nga drejtori i Radios, Ahmet Qeriqi dhe anëtarë të stafit. Osman Osmani dhe Fatmir Graiçevci,  (njëri ndër të burgosurit politikë që është keqtrajtuar rëndë gjatë kohës së burgut), kanë përkrahur punën dhe angazhimin e Radios Kosova e Lirë, e cila ka një program të pasur informativ, kulturor, edukativ dhe arsimor, por është edhe vlerë dhe trashëgimtare e luftës së UÇK-së, edhe pse e papranuar me status të  tillë nga institucionet e vendit.  Drejtori i Radios-Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi, me këtë rast ka falënderuar për vizitën, Osman Osmanin dhe Fatmir Z. Graiçevcin si dhe të gjithë vizitorët e tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

U promovuan dy librat: “Muzeu i zemrës” dhe “Shpirti i Atdheut”

Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, në ambientet e sallës …