Seanca e Kuvendit të Kosovës për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti i vazhdon punimet edhe sot

Studentët e Kolegjit Universum kanë bërë një hulumtim në lidhje me nivelin e edukimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Hulumtimi: Sa janë të shkolluar deputetët kosovarë?

Studentët e Kolegjit Universum nga Departamenti Shkenca Politike kanë bërë një hulumtim në lidhje me nivelin e edukimit të deputetëve të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i hulumtimit ka qenë identifikimi i nivelit të edukimit, drejtimet në të cilat këta deputetë kanë diplomuar si dhe vendet e përzgjedhura nga ta për përfundimin e studimeve.

Sipas statistikave të nxjerra nga hulumtimi i studentëve prej 120 deputetëve, 53 deputetë kanë përfunduar studimet bachelor, 48 prej tyre kanë përfunduar studimet master dhe 15 kanë përfunduar studimet post diplomike (PhD), ndërsa 2 deputetë janë me shkollim të mesëm, dhe 2 të tjerë nuk e kanë deklaruar shkollimin.

Për më shumë, lexoni infografiken e përgatitur nga studentët e Kolegjit Universum:

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 300 punëtorë të N.P.L “Tregu” SH.A në Gjilan pa paga për 20 ditë, vonesat vazhdojnë

Mbi 300 punëtorë të N.P.L “Tregu” SH.A në Gjilan pa paga për 20 ditë, vonesat vazhdojnë prej muajsh

Rreth 300 punëtorë të N.P.L “Tregu” SH.A në Gjilan nuk kanë marrë pagën e muajit …