Takimi i radhës në Bruksel në mes të kryeministrit Hoti dhe kryetarit serb Vuçiq do të mbahet më 7 shtator

Takimi i radhës në Bruksel në mes të kryeministrit Hoti dhe kryetarit serb Vuçiq do të mbahet më 7 shtator

Më 7 shtator do të mbahet takimi i radhës në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryetarit serb, Aleksander Vuçiq. Kjo është konfirmuar sot nga vet i pari i presidencës serbe i cili foli edhe për temat që pritet të diskutohen atje. Ai tha se në Bruksel do të kërkojë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Vuçiq madje foli edhe për ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës. “Kam folur me Lajçakun për të ashtuquajturin ligj për mbrojtjen e UÇK-së dhe kam vënë në pah se ky është një ligj që përcakton se askush s’guxon të mendojë ndryshe, ose arrestohet. Do ta shohim se si reagon Brukseli ndaj këtij ligji”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …