Thaçi

Thaçi: 2 korriku dhe 7 shtatori i vitit 1990 dëshmuan vendosmëri të lartë kombëtare e shtetformuese

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar ngjarjet e 7 shtatorit, kur ishte miratuar Kushtetuta e Kaçanikut. I pari i  shtetit tha se vullneti i popullit dhe përfaqësuesve tonë politikë për liri dhe pavarësi ishte shekullor. “Ngjarjet e 2 korrikut dhe 7 shtatorit të vitit 1990 ishin akte të guximshme të delegatëve shqiptarë, të cilat dëshmuan vendosmëri dhe vetëdije të lartë kombëtare e shtetformuese”, shkroi Thaçi. Ai deklaroi se Kushtetuta e Kaçanikut ishte bazament i fuqishëm për ndërtimin e jetës demokratike dhe institucionale në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …