Thaçi pret në takim gjeneral Ramën, bashkë me ekipin e FSK-së që mori pjesë në garat ushtarake

Thaçi pret në takim gjeneral Ramën, bashkë me ekipin e FSK-së që mori pjesë në garat ushtarake “Cambrian Patrol 19“

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim gjenerallejtënant Rrahman Ramën. Bashkë me Ramën në takim shkuan edhe ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës që mori pjesë në garat ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol 19“, ku fituan medaljen e argjendtë. Takimi u mbajt i mbyllur për media. “Ky është një sukses i radhës, sepse ky ekip i mrekullueshëm, këta ushtarë të përgatitur, vazhdimisht po arrijnë suksese kudo në botë”, u shpreh kryetari Thaçi. Kreu i shtetit theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës është ushtri moderne, e përgatitur nga shtetet partnere të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri …