Bajram Qerkini

U nda nga jeta Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, veprimtari i mirënjohur, Bajram Qerkini- Baca Bajram

Veprimtari, Bajram Qerkini,  vdiq pas një sëmundje që e mbajti shtrirë qe disa muaj, në shtrat. Lajmin e kanë bërë me dije familja e tij, përmes një njoftimi në ku kanë bërë me dije se varrimi do të bëhet ditën e martë, në orën 12:00, në varrezat e qytetit, në Shipol të Mitrovicës. Bajram Qerkini jetoi çdo ditë me dhimbje në shpirt, pasi prej më shumë se 25 vitesh nuk ka asnjë informacion për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Sëmundja që të mbajti shtrirë tash e tre muaj ishte pushimi për një jetë plot sakrifica dhe brenga. Sot, u bashkohesh Babës Zenel dhe Babës Sadik, të cilët ndërruan jetë pa e ditur fatin e baballarëve të tyre. Ti shkove me boshllëkun për Reshatin. Njëzet e pesë vite përpjekje për të ditur fatin e djalit dhe të personave të tjerë të pagjetur nga lufta në Kosovë. Njëzet e pesë vite me veshin dhe syrin hapur, duke pritur një lajm për ta. I mbylle sytë dhe veshët sot, pa e marrë atë lajm.” – ka shkruar djali i tij. Bajram Qerkini jetoi çdo ditë me dhimbje në shpirt, pasi prej më shumë se 25 vitesh nuk ka asnjë informacion për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

U promovua libri: Arbër Hadri, “Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj çështjes së Kosovës 1989–2008”

Sot, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Instituti i Historisë …