Albert Kinolli

Vendimi i Gjykatës Supreme është i pa pranuar për Partinë Rome të Bashkuar të Kosovës – PREBK

 Pas analizës së bërë të Vendimit të PZAP-së A.Nr.736 /2021 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Supreme  AA.Nr.29/2021, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK, konstaton se këto vendime janë të pa pranuara, jo logjike dhe absurde për faktin se në parim përmbajnë standarde të dyfishta, janë të paqarta në aspektin faktik dhe jo parimore.

Në arsyetimin e PZAP-së dhe aktgjykimin e konfirmuar nga Gjykata Supreme theksohet se paneli me datat 06 dhe 07 mars 2021, sipas detyrës zyrtare ka zhvilluar hetime për të vërtetuar gjendjen faktike të rastit konkret dhe erdhi në përfundim se apelet janë pjesërisht të bazuara për arsye se: provat në shkresat e lëndës respektivisht nga hetimi i Panelit i mbështetur me provat e bashkangjitura në lëndë është provuar se numri i votave të fituara nga subjekti politik “Romani Iniciativa” nuk përputhet me numrin e votuesve të komunitetit për të cilin ka konkuruar si përfaqësues në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 14 shkurtë 2021 në Komuna të caktuara.

Megjithatë, çuditërisht në aktgjykim, Gjykata Supreme ia refuzon ankesën e “Romani Iniciativa” duket konfirmuar se ka pasur orkestrim të votave, ndërsa në të njëjtin aktgjykim refuzohen pretendimet në ankesë duke konfirmuar se nuk ka pasur orkestrim të votave në komunat Graçanicë, Mitrovicë e Veriut dhe Kamenicë!

Në vijim është e paraqitur komuna që ka qenë objekt shqyrtimi në Gjykatën Supreme dhe në mënyrë shumë të qartë pasqyrohet disproporcioni në mes numrit të banorëve në ato komuna dhe  numrit të votave të fituara, i cili standard nuk është zbatuar në mënyrë unike duke përfshirë edhe këto komuna si në vijim:

Në Graçanicë, ku “Romani Iniciativa” ka fituar 1773 vota ndërkaq numri i popullsisë rome është në tërësi 745 banorë;

Prandaj duke u bazuar në të dhënat e lartpërmendura vlerësojmë se Gjykata Supreme nuk ka përdorur standard unik në kuptimin se me të njëjtat prova dhe argumente miraton si të bazuara pretendimet duke anuluar votat në disa komuna ndërsa në disa komuna të tjera refuzon pretendimet ankimore dhe kështu gjykata ka krijuar pabarazi para ligjit.

Subjekti Politik PREBK, nuk e pranon këtë rezultat zgjedhor të 14 shkurtit, për arsye tashmë të ditura publikisht dhe për të mbrojtur të drejtën kushtetuese dhe ligjore të votueseve të komunitetit Rom në Kosovë, ne do të procedojmë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese me qëllim të konfirmim të të drejtës sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: Para 16 viteve pikërisht me 12 maj, provuan ta vrasin Ali Ahmetin

Para 16 viteve pikërisht me 12 maj, provuan ta vrasin Ali Ahmetin. Ky nuk ishte …